“Ne sigurisht se duam të kemi më shumë sukses në kampionat. Sezoni i kaluar ishte i vështirë dhe ne duam që të zvogëlojmë hapësirën mes nesh dhe dy ekipeve të Manchesterit dhe sigurisht duam që edhe kupat t’i fitojmë”.
“Unë kam pushuar mirë me familjen time, jam kënaqur, por tani fillon puna. Unë duhet të filloj të planifikoj përgatitjet parasezonale”, ka potencuar Di Matteo.