Letra e plotë e Del Pieros:
“Mbaron këtu, kontrata ime me Juventusin mbaron sot. Nuk është lajm, por vetëm fakti që është zyrtarizuar largimi im më bën të ndihem ndryshe. Nuk është moment pikëllues për mua, nuk kam pendime ose nostalgji. Jo më. Kjo për shkak se kam pasur kohë për të menduar për gjithë atë që ka ndodhur me Juventusin sezonin e kaluar dhe duke përjetuar kështu ëndrrën më të madhe që kam mundur të ëndërroj”.
“Të gjitha kujtimet, kënaqësitë, triumfet, të jem i sinqertë edhe disa momentet e hidhura, të gjitha po më paraqiten sot para syve të mi dhe u mblodhën në ndeshjen time të fundit në Torino. Kjo është fotografia që mbledh gjithçka në vete, ajo që kam dashur të sjell gjithmonë, atë që e kemi marrë më 13 maj dhe që është e shtypur në zemrën time. Nuk mund të fshihet”.
“Lojtarët shkojnë e vijnë, Juventusi mbetet. Bashkëlojtarët e mi mbesin, të cilëve u dëshiroj çdo të mirë. Para së gjithash mbesin tifozët, ata që janë Juventusi i vërtetë. Ajo fanellë të cilën e kam dashur dhe të cilën do ta dua gjithmonë, të cilën e dëshirova dhe e respektova, pa pushim e pa kushtëzime”.
“Unë do të isha krenar me dikë që do të ndiqte rrugën time, ashtu sikurse kam ëndërruar unë me kampionë të tjerë, shembuj të tjerë, legjenda të tjera”.
“Nga nesër, unë nuk do të jem më lojtar i Juventusit, por gjithmonë do të jem një prej jush. Tani një aventurë e re fillon dhe jam i nxehtë ashtu sikurse kam qenë 19 vera më parë. Lamtumirë, faleminderit për gjithçka”.
“Alessandro”.
Del Piero largohet nga Juventusi pas plot 19 vjet qëndrimi. Ai ka arritur të fitojë me klubin disa tituj të kampionit dhe një Ligë të Kampionëve në vitin 1996. Ai konsiderohet legjendë e klubit Bianconer dhe jo vetëm për kontributin e tij për klubin, por edhe për kombëtaren. Ai u shpall kampion bote në vitin 2006 me Italinë.





