37 vjeçari po kërkon një ekip të ri për fazën finale të karrierës së tij, pasi Juventusi refuzoi t’i japë kontratë të re.
“E ardhmja ime? Është delikate për momentin. Unë nuk e di çfarë do të bëj, ku do të shkoj. Ne do të shqyrtojmë ofertën që vjen”.
“A kam biseduar për River Platen me Trezeguet? Sinqerisht, jo. Ne nuk kemi biseduar për këtë. Ndoshta dikush do të më telefonojë, ku e di. Futbolli latin është po ashtu futbolli im”, ka thënë Del Piero.





