“Benzema është i rrezikshëm pasi ka pasur një sezon të shkëlqyer me Real Madridin. Ai është shumë i mirë para golit dhe është i përfshirë në aksione”.
“Më pas është Cabaye, një njeri që sipas meje është shumë i rëndësishëm për sistemin francez. Ai i fillon sulmet e ekipit, por është i mirë para golit, e kemi parë edhe me Ukrainën”, është shprehur Del Bosque.





