“Spanja ka një skuadër shumë të mirë, por Vicente del Bosque i ka duart plot me çarje të cilat Jose Mourinho i ka krijuar në mes të lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës”
“Nuk ka favorit, ka ekipe shumë të fuqishme. Është interesante, kësaj here në veçanti, që kualitetet e lojtarëve individual nuk flasin asgjë për ekipin”.
“Portugalia është një shembull i mirë. Ju shihni disa emra, dhe ju pritni një ekip të madh, por në një mënyrë ose tjetër, ata nuk funksionojnë si ekip”, ka thënë Cruyff për Telegraaf-in holandez.





