Për të kuptuar çmimin tavan do ta ilsutrojmë me shembullin e tregut të benzinës. Supozojmë sepër arsye të caktuara qeveria vendos një çmim tavan-maksimal prej 1euro/litër. Për çmimin maksimal-tavan kërkesa nuk përputhet me ofertën. Konsumatorët kërkojnë më shum benzinë, por bezina për të plotësuar kërkesën “e tepërt” nuk ka. Pra zgjidhja e vetme më e mirë është racionimi i konsumit me anë të sistemit të triskësimit. Funksioni i triskave është që të kufizojnë kërkesën. Pra zhvendosja e kurbës nga një vend në tjetrën.
Për ta kuptuar rasin e çmimeve dysheme-minimale duhet që të ilustrojmë me shembullin e pagave minimale. Supozojmë se paga minimale fiksohet me ligj. Ku ekziston edhe ekuilibri i detyruar. Me këtë pagë minimale do të zvogëlohet numri i punëtorëve, dhe me këtë rast dëmtohen pikërisht ata që duhet ndihmuar. Mbi këtë bazë shumë ekonomist janë shprehur kundër përcaktimit me ligjtë pagës minimale, e sidomos ata ekonomistë liberal.
Home »
Ekonomia
,
Terminologji ekonomike
» Çka është çmimi tavan(maksimal) dhe çmimi dysheme (minimal) ?