Kjo ishte një përsëritje për Fabregas pasi ai bëri të njëjtën gjë në Euro 2008 kur Spanja eliminoi Italinë dhe thotë se ai e dinte se çfarë e priste.
“Kisha intuitën dhe doja penaltinë e pestë. I thash Toni Grande [asistentit spanjoll] se mendoj se mund ta përsëris momentin e madh [nga ndeshja ndaj Italisë]”.
“Ata fillimisht më thanë ta gjuaj të dytën, por thash ‘jo, më jepni të pestën’, pasi e kisha këtë parandjenjë”, ka deklaruar Fabregas.





