LeBron James shënoi 30 pikë dhe Dwyane Wade 27 të tjera, por Heat nuk ishin të mirë në mbrojtje në pjesën e dytë dhe tash janë një hap larg eliminimit nga gara.
Rajon Rondo ishte arkitekti i fitores së Bostonit me 13 asistime, edhe pse nuk ishte i saktë në gjuajtje, me 3 nga 15 tentimet e realizuara. Kevin Garnett ishte “ekzekutuesi” me 26 pikë dhe 11 kërcime.
Celtics tash janë në avantazh 3-2 në serinë e finaleve të Lindjes dhe në ndeshjen e gjashtë, që zhvillohet të enjten, do të kenë edhe epërsinë e fushës vendore dhe mbështetjen e publikut vendas.





