Carlos: Maicon duhet të shkojë te Reali

Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos, ka mbështetur transferimin e mbrojtësit të Interit, Douglas Maicon, në Santiago Bernabeu.

Maicon është duke u përgatitur të largohet nga Interi, me Realin dhe Chelsean që kanë shfaqur interesim për të.

“E di se Jose Mourinho e dëshiron Maicon dhe e di se ai ka respekt dhe vlerësim të lartë për portugezim”.

“Nëse ai përfundimisht shkon te Real Madridi jam i sigurt se askush nuk do të pendohet për këtë lëvizje”.

“Maicon ka gjithçka që duhet për Madridin – përvojën, fuqinë dhe një goditje të mirë nga distanca. Ai është një mbrojtës anësor i shkëlqyeshëm”, ka thënë Roberto Carlos.