Cristiano Ronaldo humbi një penalti, përderisa dygolëshi i Umut Bulut dhe autogoli i Pepes kompletuan natën katastrofale për Portugalinë para kampionatit evropian.
“Menodj se është rezultat i pa drejtë, por ne duhet të vazhdojmë të besojmë në atë që bëjmë. Ne duhet të mos humbim shpresë. Përkrahja ishte fantastike, por në fund të ditës është rezultati që ka më së shumti rëndësi”, ka thënë Bento.
Portugalia në Euro 2012 bën pjesë në Grupin B të vdekjes bashkë me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën.





