“Unë besoj se ne mund të shmangim ndonjë befasi. Gjithçka do të marrë fund shumë shpejt. Ne kemi pasur rastin për t’u takuar me Zemanin në mëngjes (të premtën). Më duhet të falënderoj presidentin e Pescaras, i cili e bëri të mundur takimin. Mendoj se ai do të jetë trajneri i ri i Romës”, ka theksuar Baldini.
Zeman, i cili e udhëhoqi Pescaran drejt promovimit në Serie A për sezonin e ri, më parë kishte drejtuar skuadrën Giallorose, nga viti 1997 deri në vitin 1999.