Burimet e Goal bëjnë të ditur se portugezi ka arritur të gjitha marrëveshjet e nevojshme me Tottenhamin dhe se zyrtarizimi pritet të vijë të hënën.
Me Villas Boas që do të nënshkruajë me Tottenhamin, njëkohësisht hapet një horizont i ri në tregun e transferimeve, pasi sigurisht portugezi do të kërkojë përforcime për sezonin e ri, në mënyrë që ta kthejë në majen e futbollit anglez ekipin nga White Hart Lane.





