Arsenali pranë Giroud

Topçinjtë udhëheqin garën për nënshkrimin e sulmuesit të Montpellier, Olivier Giroud – ka thënë trajneri i klubit francez, Rene Girard.
Pas sezonit mbresëlënës lojtari ka joshur interesimin e klubeve të mëdha, mes tyre edhe Arsenalit dhe Bayern Munichut.

“Arsenali është shumë i interesuar dhe Giroud dëshiron të luajë në Angli”.

“Nëse Arsene (Wenger) merret vesh me presidentin (e Montpellier), ai do të nënshkruajë për ta”, ka thënë Girard.