Arsenali arrin marrëveshje për Giroud

Sulmuesi i Montpellier, Olivier Giroud, pritet ta veshë fanellën e Arsenalit nga sezoni i ardhshëm.

Goal.com raporton se Topçinjtë kanë arritur marrëveshje me klubin francez dhe kanë mbetur vetëm të sqarohen detajet para se francezi të kalojë në Emirates.

Arsenali është pajtuar ta paguajë shumën e kërkuar nga Montpellier që thuhet të jetë mes 12 dhe 16 milionë euro.

Pas përfundimit të pjesëmarrjes së Francës në Euro 2012, Giroud do të konfirmohet si lojtar i klubit anglez.