Agjencia Anti-Doping në Shtetet e Bashkuara i ka bërë me dije Armstrongut se po e fillon një proces formal kundër tij.
Armstrong i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai “ka kaluar më se 500 teste për droga dhe asnjëherë nuk ka dështuar”.
Derisa hetimet të zgjasin, Lance Armstrong, 40 vjeçar nuk ka të drejtë të merr pjesë në gara.





