Loja e Spanjës është një lojë e bezdisshme e dominuar nga posedimi i lart në top, ndërsa kjo ka bërë që Iberikët të humbasin në shkëlqim.
“Debatet se ne nuk po luajmë mirë vijnë direkt nga Spanja. Njerëzit nuk e kuptojnë se në një kampionat të tillë vështirësitë janë shumë të mëdha”.
“Ju nuk mund të fitoni çdo ndeshje me rezultat 3-0 dhe jo gjithmonë shkëleni. Kundërshtari luan po ashtu, por për kritikët ata nuk ekzistojnë. Unë kam luajtur në Angli dhe e di se cila lojë u pëlqen atyre: e hapur, me shumë raste. Ndoshta kur njerëzit shohin lojën tonë, një lojë e definuar nga kontrolli, mund vërtet të bezdisen. Kjo është normale, mund të kuptoj këtë”, ka thënë Arbeloa.