19 vjeçari është lidhur shumë me ekipin që drejtohet nga Lucien Favre dhe të premtën ka nënshkruar kontratën pesëvjeçare.
“Jam i ngazëllyer që kontrata tani është nënshkruar. Vendimi nuk ishte shumë i vështirë. Unë vendosa që të kaloj te Munchengladbachu nga fillimi sepse është klub fantastik”, ka theksuar Xhaka.
Xhaka ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me performancat në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester United, teksa besohet se shuma e transferimit të tij te Munchengladbachu është 8.5 milionë euro.