“Natyrisht, për momentin ne nuk e dimë nëse teknologjia do të vihet në funksion, pasi vendimi nuk është marrë për këtë, kështu që ne do të shohim si shkon”.
“Pa marrë parasysh mjetet në përdorim, unë dhe kolegët e mi do të tentojmë të jemi në nivel sa më të lartë për ndeshjet. Për momentin, asistentët shtesë janë ndihmesë e madhe, por do të ishte edhe më mirë në rast të aplikimit të teknologjisë më të re – atë të vijës fatale”, është shprehur Eebb pas takimit me gjyqtarët tjerë që do të referojnë në Euro 2012.





