Spanjolli nuk po luan që nga dhjetori i vitit të kaluar kur e theu ashtin e këmbës në kuadër të Kupës së Botës për Klube
Ndërsa tani, Cadena COPE raporton se 30-vjeçari në tri javët e fundit është duke u stërvitur me top dhe është i bindur se mund të luajë në finalen e 25 majit kundër Athletic Bilbaos.
Ai është optimist se po të luajë në finale të Kupës, atëherë Del Bosque do ta përfshijë në ekipin e Spanjës për Euro 2012.





