Pasi fitoi titullin e Ligës Premier pas fitores dramatike 3-2 ndaj QPR gjatë vikendit, që ishte i pari pas 44 vitesh për klubin, Manchester City tash synon të ndërtojë një periudhë dominimi në futbollin anglez.
“Me Arsenalin ishte vështirë të fitojmë titullin njëri-pas-tjetrit, United e bëri këtë për një kohë të gjatë. Si klub është e rëndësishme të fitohen titujt njëri-pas-tjetrit, por ne e dimë se sa vështirë është”.
“Futbolli është një cikël, çdo pesë ose gjatë vite, dhe shpresoj ky klub të ketë stabilitetin që i nevojitet për të qenë i suksesshëm. Ne e dimë se suksesi vjen me stabilitet”.
“Ne kemi një skuadër të re, vërtet të talentuar, me vendosmërinë për t’ia dalë mirë. Shpresoj se kjo skuadër për katër ose pesë vitet e ardhshme do të dominojë në futbollin anglez”, ka thënë francezi.