Vdes kërkuesi nga bakteria vdekjeprurëse me të cilën ishte duke punuar



Një kërkues i ri nga San Francisko ka vdekur pas infektimit nga një shtam meniningokokal shumë virulent  të cilin shtam ishte duke e studiuar- dhe ekziston frika që ai mund të përhapet.

Qendra Amerikane për kontrollimin dhe prevenimin e sëmundjeve ka bërë të ditur që dyshohet se Richard Din 25 vjeçar u infektua fatalisht me një agjent nga laboratori i tij.

Një mostër biopsie e marrur nga Din është duke u testuar për të konfirmuar lajmin, raporton the Guardian.

Ironikisht studimi i Dinit ishte përqëndruar në zhvillimin e një vaksine për t'u mbrojtur nga bakteria mjaft e rrezikshme e quajtur Neisseria Meningitidis- një shtam apo lloj që shkakton meningjitin apo sëmundjen meningokoksike.

Tani, dhjetëra njerëz-duke përfshirë të afërmit, miqtë dhe  bashkëpunëtorët, janë duke marrë antibiotikë si një masë parandaluese.

Din vdiqmë pak se një ditë pasi u sëmurë, kështu duhet të bëhet e qartë shumë shpejt në qoftë se bakteria është përhapur.


Shkence dhe mjekesi, te reja shkencore, shkenca mjekesi, te reja nga shkenca,