Skuadra nga Friuli fitoi me rezultat prej 2-0 si mysafir i Catanias, ashtu që renditet e treta në tabelë me 64 pikë.
Lazio arriti ta mposhtë Interin me rezultat 3-1, megjithatë duhet të kënaqet me Europa League, pasi zuri vendin e katërt.
Fitore shënoi edhe Napoli (2-1 ndaj Sienas) që zë vendin e pestë, ndërsa pas tij vijnë Interi dhe Roma, në pozitat gjashtë dhe shtatë, respektivisht.





