28 vjeçari ka përfituar nga mirësia e Del Bosques dhe lëndimi i David Villës, për të qenë në radhën e parë të kërkesave në përfaqësuesen spanjolle. Dhe, Torres duket më i motivuar se kurrë.
“Unë kam ndjesi të mirë. Unë po stërvitem mirë, me dëshirë dhe kënaqësi. Shpeshherë, kur jeni jashtë ekipit, ju i jepni vlerë vendit tuaj kur ktheheni. Unë e di se ky është shpërblim i punës time dhe po tentoj të kënaqem me çdo minutë”, ka theksuar Torres.