28-vjeçari ka pasur krizë të madhe të golave gjatë sezonit, por ka arritur që të rikthehet në fund me disa paraqitje mbresëlënëse, që kanë arritur të bindin përzgjedhësin Vicente Del Bosque.
“Po, e kam parë veten jashtë listës. Unë kurrë nuk e kam pritur një thirrje me aq entuziazëm. Spanja e ka fituar të drejtën të quhet favorite dhe ne e pranojmë këtë titull, edhe pse nuk ka vlerë pasi duhet të dëshmohet në fushë”.
“Tri tituj radhazi është diçka që askush më parë s’e ka bërë. Nëse mund të arrijmë këtë, atëherë do të ishte referencë për gjithë botën, sepse njerëzit do të flisnin me gjenerata dhe dhjetëra vite në vijim”, ka deklaruar ‘El Nino’.





