Torres u zgjodh nga trajneri Vicente del Bosque në mungesë të David Villas, i cili nuk arriti të rikuperohet në kohë nga lëndimi.
“Nuk mund ta ndaloj debatin. Mendoj se të gjithë ne jemi këtu me meritë. Unë vij me një trofe të Kupës FA dhe një të Ligës së Kampionëve. Mendoj se fundi i sezonit nuk ishte i keq”, ka thënë Torres.





