Gjatë ndeshjes së zhvilluar të martën në Allianz Arena, Robben ishte vërshëllyer nga tifozët vendas kur hyri në lojë si zëvendësues, me disa seksione të tifozëve të klubit gjerman që e fajësojnë holandezin për dështimin në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën e kaluar.
“Robben ishte i pikëlluar si të gjithë lojtarët, tifozët dhe miqtë e Bayernit. Sot ne kemi marrë shumë reagime nga tifozët tanë të cilët i kanë kërkuar falje Robbenit në emër të atyre që kanë vërshëllyer”, ka potencuar Rummenigge.





