TAKIMET LETRARE AZEM SHKRELI 2012 - 21 maj 2012
Komuna e Pejës-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në partneritet të dendur me krijues dhe asociacione letrare , për të dhjetën herë radhazi në Pejë me dt. 23 dhe 24 maj 2012 shënon Manifestimin dy ditor “Takimet letrare Azem Shkreli “. Edicioni i dhjetë i kësaj ngjarje të madhe letrare do të ofroj risi organizative qoftë në konceptin programor por edhe në aspektin përmbajtësor. |
Komuna e Pejës-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në partneritet të dendur me krijues dhe asociacione letrare , për të dhjetën herë radhazi në Pejë me dt. 23 dhe 24 maj 2012 shënon Manifestimin dy ditor “Takimet letrare Azem Shkreli “. Edicioni i dhjetë i kësaj ngjarje të madhe letrare do të ofroj risi organizative qoftë në konceptin programor por edhe në aspektin përmbajtësor. Manifestimin e nderojnë majat e penës shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, si: Ali Podrimja, Visar Zhiti, Basri Qapriqi, Qerim Ujkani, Xajë Nura, Edi Shukriu, Flora Brovina, Akademik Ali Aliu, Akademik Mehmet Kraja, Prof.Dr.Mark Marku, Kriktiku Ramadan Musliu, Ibrahim Berjashi, e shumë shkrimtarë të tjerë. PROGRAMI maj 2012 11:00 - Orë letrare Promovimi përmbledhjes ”Rrugës sё etnisë” Ndarja e çmimit “Bulëzat” (Shkolla e ulët të Muzikës-Pejë) 13:00 -Tribunë Tematike“Kritika letrare sot-mungesa dhe sfidat(salla e Asamblesë komunale - Pejë) - Referues: - Akademik Ali Aliu-Prishtinë - Akademik Mehmet Kraja -Prishtinë - Prof.Dr.Mark Marku-Tiranë - Kritiku Ramadan Musliu - Debat rreth temës boshte 16:00 – Vizitë te Ujëvara e Drinit të bardhë maj 2012 12:00 -Manifestimi qendror ( Teatri “ Istref Begolli” -Pejë ) - Hapja e Manifestimit “Takimet letrare Azem Shkreli 2011“ - Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës- dr.Ali Berisha - Deklamimi i poezive nga Shkrimtarë të dëshmuar - Program artistik - Ndarja e çmimit “Takimet letrare A. Shkreli 2012“ 17:00 – Vizitë Muzeut Etnologjik-Pejë 20:00 – Ceremonia pёrmbyllёse e manifestimit (Qendra e qytetit) |





