“Ne kishim një pjesë të parë të mirë, në të cilën nuk pranuam gol. Megjithatë, ne nuk arritëm t’i shfrytëzojmë shanset që i krijuan”.
“Në pjesën e dytë, ne pranuam dy gola brenda katër minutash, që e ktheu ndeshjen përmbys. Ne jemi të zhgënjyer, por ne duhet ta urojmë Lazion. Ne kishim një ndeshje të mirë, por ishim shumë të shqetësuar”.
“Kam zgjedhur ekipin më të mirë që munda, dhe ne kishim katër shanse për të shënuar. Lazio ishte më klinike dhe ata fituan ndeshjen falë dy lojërave individuale që ndau ndeshjen më dysh”, ka thënë Stramaccioni.