Gjysma e parë e sfidës së zhvilluar në AFG Arena në St. Gallen përfundoi pa gola.
Ishte minuta e 64 kur Adrian kaloi në epërsi kampionin në fuqi të Evropës dhe botës pas asistimit të Jesus Navas.
Pas një ndërhyrjeje të gabuar të Ivanovic në Adrian, u akordua penalti në favor të Spanjës. Përgjegjësinë e mori Santiago Cazorla, i cili rezultoi i saktë (74’).
Ky ishte formacioni sartues i Spanjës (4-4-2): Casillas; Juanfran, Ramos, Albiol, Alba; Navas, Bruno, Xabi Alonso, Cazorla; Soldado, Negredo.





