“Kjo është qesharake. Çfarë ndodhi në Munich është e pa pranueshme. Dhe ndaj një lojtari aq të jashtëzakonshëm, i cili i ka sjellë aq shumë sukses klubit në të kaluarën. Për më shumë, asnjë anëtar i bordit të Bayernit nuk është ngritur për ta mbrojtur”.
“Mjaft drejt, Robben humbi penaltinë, Bayerni humbi ndeshjen. Por, a ishte vetëm për shkak se ai humbi penaltinë? Pse askush nuk e fajëson Schweinsteigerin, që po ashtu humbi penaltinë? Ose lojtarët tjerë të cilët humbën raste të panumërta?”, ka thënë Sneijder.
Wesley shtoi në fund se nëse do të ishte në dorën e tij, atëherë ai menjëherë do ta transferonte te Interi.





