“Këtu nuk kemi problem me racizmin. Vendi është shumë i qetë dhe njerëzit janë mjaft miqësorë”, ka deklaruar Sheva për BBC.
Ai beson se Kampionati Evropian do të kalojë për mrekulli dhe se vendi i tij është përgatitur që të mos ketë incidente.
“E di se shteti ka bërë gjithçka që ta bëjë këtë garë shumë të mirë... Asnjëherë nuk kemi pasur probleme të mëdha me racizmin”, ka shtuar ish-sulmuesi i Milanit.





