Sipas njoftimit, 64-vjeçari ka nënshkruar kontrast katërvjeçare me FA, ashtu që do ta drejtojë skuadrën deri në vitin 2016.
Hodgson do të jetë njeriu që do ta udhëheqë Anglinë në Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë, në Kampionatin Botëror të vitit 2014 në Brazil, si edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2016 në Francë.
Konfirmimin e kanë bërë edhe drejtuesit e West Bromwich Albion, duke thënë se trajneri do ta drejtojë skuadrën në dy ndeshjet e mbetura të sezonit (kundër Boltonit dhe Arsenalit) dhe më pas do të largohet drejt përfaqësueses së Anglisë.





