“Për Topin e Artë, unë nuk mendoj se paraqitjet e tij në Euro 2012 mund të kenë ndonjë ndikim”.
“Ai ka bërë tashmë atë që është dashur ta bëjë, gjithnjë sipas mendimit tim. Çfarë dua të them është se sezoni që ai ka pasur, statistikat që ai ka arritur dhe fakti se ai fitoi La Liga janë të mjaftueshme. Mendoj se ai do ta fitojë Topin e Artë, sepse ai e meriton”, ka thënë Paulo Bento.
Portugalia e zhvillon ndeshjen e parë në Euro ndaj Gjermanisë më 9 qershor me fillim nga ora 20:45.





