Shumë besojnë se Portugalia me në krye Cristiano Ronaldon nuk do të mund të mposhtë Gjermaninë super të fortë, por kështu nuk mendon ylli portugez, i cili është optimist.
“Unë mezi po e pres kampionatin, ne do të kemi disa ditë për t’u përgatitur”.
“Trajneri e di më mirë se çfarë duhet të bëjë. Ne do të kemi 20 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e parë, kështu që do të kemi mjaft kohë për t’u përgatitur taktikisht për ta mposhtur Gjermaninë”, ka thënë Ronaldo.





