Rossonerët ishin në disavantazh prej një goli kur Kevin-Prince Boateng u rrëzua në zonë, ndërsa arbitri akordoi penalti me pohimin se Julio Cesar kishte bërë ndërhyrje të gabuar.
Megjithatë, xhirimet treguan se Cesar nuk kishte bërë ndërhyrje në mesfushorin e Milanit.
“Kam qenë keq i pozicionuar. Imazhet televizive janë të padiskutueshme: Unë bëra një gabim”, ka pranuar Rizzoli për Sky Sport Italia.
Sidoqoftë, Interi e fitoi këtë takim me rezultat 4-2, ndërsa Milanit i kushtoi me humbjen e titullit.