Adebayor është i huazuar te Spurs nga Manchester City, që është duke kërkuar blerës për sulmuesin e Togos.
London Evening Standard shkruan se Adebayorit do t’i ofrohet mundësia të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin të Arsenalit, Thierry Henry, nëse dy klubet arrijnë marrëveshje.
Drejtues të klubit amerikan të futbollit kanë qenë në kontakte me përfaqësues të Adebayor dhe besohet se janë të gatshëm ta mbulojnë pagën e tij prej 175 mijë funtesh.





