London Evening Standard shkruan se ish-menaxheri i Chelseat, i cili u bë favorit i tifozëve gjatë katër viteve të tij në Stamford Bridge (2000-2004), është takuar me drejtorin sportiv dhe teknik të West Bromit, Dan Ashworth.
Klubi anglez është në kërkim të një menaxheri të ri për ta drejtuar pas fundit të sezonit, pasi Roy Hodgson nënshkroi kontratë katërvjeçare me përfaqësuesen kombëtare angleze.





