Superylli i Real Madridit është njëri nga favoritët për ta fituar çmimin më prestigjioz individual që i ndahet një futbollisti, mirëpo aty është gjithmonë Leo Messi për t’i bërë konkurrencë.
“Për atë që ka bërë këtë sezon, mendoj se ai e meriton Topin e Artë. Ai nuk ka nevojë të tregohet edhe në Evropian për ta fituar atë çmim”.
“Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai e ka dëshmuar këtë gjatë viteve, ndërsa edhe këtë herë pati një sezon të shkëlqyer”.
“Si një portugez dhe si një mik, shpresoj që ai ta fitoj këtë çmim”, u ka thënë Quaresma gazetarëve.





