“Krahasimet me vitin 2006 më duket si klishe. Situata është më ndryshe tash. Ata gjithmonë kanë thënë se Italia bëhet më e unifikuar në situata të vështira, dhe shpresoj se kjo të ndodhë edhe tash”.
“Megjithatë, nuk besoj në teorinë se ne mund të luajmë mirë vetëm nën presion. Ne duhet të japim më të mirën edhe në një atmosferë të qetë. E rëndësishme tash është të tregojmë se ne jemi të vendosur ta pastrojmë futbollin”, ka thënë Prandelli.
Italia është në grup me Kroacinë, Republikën e Irlandës dhe Spanjën.





