Denver Nuggets ka arritur të rikthehet ndaj Los Angeles Lakers për të fituar 102-99 dhe për të çuar në 3-2 serinë e ndeshjeve, derisa Hawks kanë mposhtur Boston Celtics me rezultat të ngushtë 87-86.
Lideri i Konferencës Lindore, Chicago Bulls, po ashtu ka ngushtuar në 3-2 serinë e ndeshjeve duke mposhtur Philadelphia 76ers me rezultat 77-69. Ndeshjet e gjashta të tre sfidave zhvillohen të enjten mbrëma.
Fitore dhe kualifikimin në rundin e ardhshëm e ka siguruar Indiana Pacers duke fituar takimin e mbrëmshëm dhe duke eliminuar Orlando Magin me rezultat 4-1 në serinë e ndeshjeve. Kjo është hera e parë që Indiana fiton një rund të playoffit që nga vitit 2005.





