Mesfushori ganez iu bashkua Rossonerëve në janar në formë huazimi nga Interi, ndërsa ka bërë paraqitje mbresëlënëse duke shënuar tre gola në 13 paraqitje në Serie A.
Muntarit i skadon kontrata me zikaltrit në fund të qershorit, ndërsa përfaqësuesi i tij ka konfirmuar se ai do ta zgjasë qëndrimin te Milani.
Muntari do të vazhdojë me Milanin në dy vitet e ardhshme. Rinovimi është thjesht formalitet dhe nuk do të ketë probleme”, ka thënë Pastorello për MilanNews.





