Në fund të pjesës së parë (45’), pas një pasimi të bukur të Wesley Sneijder, Robin van Persie i kaloi ‘të portokalltit’ në epërsi.
Mirëpo, pesë minuta brenda gjysmës së dytë, Van der Vaart e preku topin me dorë brenda zonës, ndërsa penaltinë e konvertoi në gol Ivelin Popov (55’).
Në minutat shtesë (90’+3), Ilian Micanski shënoi golin e fitores së Bullgarisë.





