Argjentinasi është lidhur me një largim nga Bernabeu pas spekulimeve se PSG, Chelsea dhe Milani kanë shprehur interesim për të. Sidoqoftë, largimi i El Pipitas as që vjen në shprehje për Mourinhon, i cili e ka në planet e veta argjentinasin.
“Higuain do të qëndrojë. Ai do të qëndrojë në Madrid sepse unë nuk dua që ai të largohet. Ai ka kontratë të mirë këtu që zgjat edhe disa vjet. Dhe Reali nuk ka për qëllim që ta shesë atë. Edhe nëse klubet ofrojnë nga 40, 50 apo 60 milionë euro, ne nuk do ta shesim atë. Dy sulmuesit e mi për sezonin e ardhshëm do të jenë Benzema dhe Higuain”, ka thënë Mourinho për ABC.