26-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një transferim te Chelsea, edhe pse Spurs refuzuan një ofertë në vlerën e 30 milion funteve verën e kaluar. Por e ardhmja e tij pritet të jetë debat edhe këtë verë, me vetë lojtarin që ngre dyshime për të ardhmen e tij.
“Do të vendosi për të ardhmen time pas Euros. Do të marr vendimin se ku do ta vazhdoj karrierën time. Jam i gatshëm për një test të madh”, ka thënë Modric para gazetarëve.
E ardhmja e mesfushorit kroat do të varet edhe nga kualifikimi i Spursave në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Tottenham ka siguruar vendin e katërt në tabelën e La Liga, por mund të mos kualifikohet nëse Chelsea fiton finalen e Ligës së Kampionëve. Blutë përfunduan në pozitën e gjashtë, që dërgon vetëm në Europa League, por nëse ngrenë trofeun më të madh evropian do të kualifikohen drejtpërdrejtë për sezonin e ardhshëm të kësaj gare.