Milani dëshiron Alcantaran për Silvan

Milani është i gatshëm të bëjë biznes me Barcelonën rreth shitjes së mbrojtësit Thiago Silva.

Braziliani është cak i shumë klubeve evropiane, mes të cilëve edhe Barcelonës, Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germain.

Sport shkruan se zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka hapur derën e largimit të Thiago Silvas drejt Barcës, por vetëm nëse Thiago Alcantara përfshihet në ofertën e klubit spanjoll.

Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, raportohet se e ka mirëpritur propozimin pasi e vlerëson Thiago Alcantaran shumë lartë.