Argjentinasi shënoi dy herë ndaj Bates, tre herë ndaj Plzenit dhe një herë ndaj Milanit, për të bërë gjashtë gola nga pesë ndeshje në fazën grupore, përderisa shënoi edhe gjashtë herë të tjera në dy ndeshje ndaj Leverkusenit dhe edhe dy gola tjerë ndaj Milanit në Camp Nou.
Në vendin e dytë është Mario Gomez, sulmuesi i Bayernit që shfaqi paraqitje të mjerrueshme në finale të Ligës së Kampionëve, me ç’rast përfundon me vetëm 12 gola nga 12 ndeshje të luajtura.
Vetëm në vendin e tretë gjendet superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me 10 gola.





