Zviceranët bënë befasinë duke mposhtur njërin prej favoritëve për të fituar Euro 2012, edhe pse vetë janë jashtë kësaj gare.
“Ne e dinim para ndeshjes [se nuk e kemi mposhtur Gjermaninë në 56 vite]. Kjo është arsyeja se pse ishim aq të motivuar për këtë ndeshje”.
“Goli është një përvojë e bukur për mua. Për skuadrën tonë të re fitorja është një hap në drejtimin e duhur”, ka thënë shqiptari me nënshtetësi zvicerane për Goal.com.
Mehmeti në minutën e 76-të shënoi golin e pestë për Zvicrën dhe të fundit në ndeshje.