Mjetet e informimit (ato elektronike dhe të shkruara) kanë dy funksione kryesore: a) informative dhe b) ndikuese apo motivuese.
Gjuha e këtij stili është koncize, e qartë, e rrjedhshme; fjalitë janë të shkurtra, mendimet të përmbledhura, nuk përdoren shumë fjalë e shprehje figurative e me emocione.
Shtypi (gazetat dhe revistat), që i kushtohen aktualitetit të përditshëm, lexohen nga masa e gjerë popullore me shkallë të ndryshme arsimimi.
Gazetaria ditë për ditë e paraqet me shkrim rrjedhën e ngjarjeve në vend dhe në botë.
Gazeta përgatitet shpejt dhe lexohet shpejt (brenda ditës).
Ai që punon aty ka kohë të kufizuar për t'u marrë me përpunimin e tekstit.
Gazetën e shkruajnë shumë veta, prandaj aty gjejmë stile të ndryshme.
Kryesisht shkrimet gazetareske janë monolog, por në intervista me njerëz të jetës politike e shoqërore përdoret dialogu me pyetje e përgjigje.
Për transmetimin e shpejtë të informatave, por edhe për ta tërhequr vëmendjen e lexuesve, rol të madh luajnë titujt e nëntitujt si dhe ana grafike e tekstit.
cka jane mediat e shkruara dhe mediat elektronike,mediat e shkruara shqip,mediat elektronike shqip