Me se shprehet kundrinori i drejtë?

• Kundrinori i drejtë shprehet:

a) me emër (zakonisht të shquar) në rasën kallëzore:

E ndoqe ndeshjen mbrëmë?

b) me përemër:

E shoh atë, të shoh edhe ty.


c) me grup emëror:

Vizitova liqenin e Prespës vitin e kaluar.

d) me trajtë të shkurtër të përemrit vetor:

Do ta njoftoj vetë Arbrin për orarin e ndeshjes.