Gazzetta dello Sport shkruan se Juve këtë javë do t’i ofrojë Napolit një shumë prej 15 milionë eurosh plus shërbimet e sulmuesit Alessandro Matrit në shkëmbim të Cavanit.
Megjithatë, një propozim i tillë nuk besohet se do ta impresionojë presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis, i cili nuk dëshiron ta lejojë sulmuesin të largohet.





